Shërbimi nëpër autobuzët e Tiranës është në gjendje të mjerueshme. Edhe pse bashkia e rriti biletën nga 30 në 40 lek, sërish udhëtarët përballen me një sërë peripecish, duke filluar që nga vonesat e deri te mungesa e kondicionerëve.
Denoncimi i fundit ka ardhur nga një qytetar për linjën "Uzina e Autotraktorit-Qendër". Sipas qytetarit në stacionin e dytë shoferi dhe fatorino shkojnë pijnë kafe dhe i lënë udhëtarët të presin 10 min.
Qytetari thotë se kjo ndodh gjithmonë, ndërsa autobusi rri me dyer të mbyllura.
Denoncimi për JOQ Albania
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/