JOQ Albania
Home

Panik në Borsh, skafi përfshihet nga flakët
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/08/2019 12:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Info paraprak

Ditën e sotme në Borsh janë regjistruar momente paniku. Një skaf është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik te pushuesit.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë shkaqet e rënies së flakëve nuk dihen ende.

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania pamjet nga skafi i cili është në flakë.

Pushues të shumtë ndërkohë janë grumbulluar për të parë skenën.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/