JOQ Albania
Home

Shumë pak të arsimuar, pjesa më e madhe e punëtorëve shqiptarë me arsim 9-vjeçar
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/08/2019 11:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria është vendi i tretë në Europë, ku punëdhënësit vuajnë për të gjetur punonjës me arsim të lartë. Sipas të dhënave të Eurostat, 42% e forcës punëtore në Shqipëri është më arsim 8-9 vjeçar.

Me arsim të lartë janë vetë, 21% e forcës punëtore dhe me arsim të mesëm 38%. Renditja kryesohet nga Portugalia me 50% dhe më pas Malta me 47.4%. Më të arsimuarit e Europës janë Qipro, Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Finlanda, Zvicra, Norvegjia, Estonia, Suedia, Islanda, Belgjika dhe Lituania, me 5-40% të forcës punëtore, që kanë mbaruar universitetin.

Në vendet e para renditen Lituania, Çekia, Zvicra dhe Polonia, të cilat variojnë në shifrat 11.7-14.4%. Përsa i përket punëtorëve me arsim të mesëm, kryeson Mali i Zi me 61.3%, Serbia me 57.1% dhe Maqedonia me 51%.

Sipas  të dhënave të Eurostat, në Shqipëri, niveli më i lartë i të pashkolluarve është te femrat. Gati 45% e femrave mes moshës 15-64 vjeçjanë me arsim fillor. Ndërkohë tek burrat shifra është 39.3%. Por kur bëhet fjalë për arsimin e lartë, femrat janë përpara burrave, respektivisht 26.3% me 20.6%.

Burrat mesa duket, mjaftohen me mbarimin e shkollës së mesme. Gjithashtu një dukuri tjetër e vënë re te femrat, është se zgjedhin të studiojnë më shumë për shkenca ekzakte, ku përqindja e të diplomuarave është 53.1%.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/