JOQ Albania
Home

Plagosën vëllanë e oficerit të krimeve, pranga tre personave në Shkodër
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/08/2019 9:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kanë rënë në prangat e policisë autorët e plagosjes së 38-vjeçarit Shpat Vati në Shkodër.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë, rreth orës 12:10, në lagjen “Mark Lula”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit me inicialet S. P., 36 vjeç, banues në Shkodër, A. M., 28 vjeç, dhe P. M., 29 vjeç, (vëllezër), kanë plagosur me thikë Shpatin, banues në Dobraç.

Ky i fundit është vëllai i oficerit të policisë për vrasjet, Pëllumb Shpati.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta