JOQ Albania
Home

S’është Tirana, ky është qyteti me numrin më të madh të shofereve
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 13/08/2019 9:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse mendoni se është Tirana qyteti me numrin më të madh të shofereve femra, po ju themi se e keni gabim. Tirana renditet në vendin e tretë.

Kurse në vendin e parë renditet qyteti i Durrësit, ndërsa në vendin e dytë renditet qyteti i Lezhës. Edhe pse vitet e fundit numri i grave që kanë marrë një leje drejtimi është rritur, numri i tyre vazhdon të jetë akoma i ulët në krahasim me burrat.

Në vendin e fundit renditet qyteti i Korçës. Në këtë qytet mesa duket vajzat nuk kanë interes të mësojnë t’i japin makinës.

Sipas të dhënave në vendin tonë në vitin 2018 janë lëshuar 20,051 për gratë. Por siç u tha edhe më lart hendeku midis grave që pajisen me leje drejtimi dhe burrave mbetet shumë i lartë.

Po për të njëjtin vit INSTAT raporton se janë pajisur me leje drejtimi 48,607 burra në të Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ