Merkatoja e futbollistëve po shkon drejt ditëve të saj të fundit, por surprizat pritet të vazhdojnë ende. Me interes të madh pritet edhe largimi i Neymarit nga PSG-ja dhe zgjedhja e tij për të vijuar karrierën te një ekip i ri.
Braziliani nuk është i lumtur në Paris dhe prej kohësh aludohet për një largimi. Së fundmi, situata nuk është vetëm në kuadrin e aludimeve, por duket se është bërë konkrete.
Shenja e qartë vjen nga dyqani zyrtar i PSG-së, në të cilin nuk ka asnjë shenjë që lidhet me Neymar, asnjë fanellë, shall, poster apo çdo gjë tjetër që ka lidhje me brazilianin. Kjo shihej qartë sot në një video të regjistruar nga “UOL Esporte” në dyqanin zyrtar të klubit.
Të gjitha fotot dhe posterat e Nejmar ishin zhdukur nga ambientet e dyqanit dhe tashmë në çdo cep mbizotëronte Mbape, Kavani apo Verrati. Në këtë mënyrë, duket se klubi francez po i jep duart sulmuesit të njohur i cili tashmë duhet të vendosë sa më shpejt për destinacionin e tij të ri.