JOQ Albania
Home

Gripi i derrave “pushton” Serbinë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/08/2019 10:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rastet e gripit afrikan të derrave janë bërë shkas që Bosnjë-Hercegovina të ndalë importet e mishit të derrit dhe nënprodukteve të tij nga fqinjët serbë. Sëmundja ngjitëse prej janarit ka detyruar vrasjen e qindra mijë derrave të butë në Bullgari dhe Rumani, dhe janë cilësuar një sfidë urgjente nga autoritetet europiane.

Bosnjë-Hercegovina ka ndalur përkohësisht importet nga Serbia të mishit të derrit dhe nënprodhimeve të tij.

Shkak për vendimin janë bërë dyshimet për prezencën e gripit afrikan të derrave në disa zona të vendit.

Sipas Ministrisë serbe të Bujqësisë, të konfirmuara edhe nga Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve, shenja të epidemisë janë raportuar në katër ferma të vogla të kryeqytetit dhe në rrethin e Podunavskit.

Ndërhyrja për ta kufizuar përhapjen e virusit deri tani ka detyruar therjen dhe eleminimin e mbi 120 kokë derrave të butë.

Autoritetet në Serbi dhe Kroaci druhen se të prekur nga sëmundja ngjitëse janë edhe derrat e egër, ndaj dhe kanë kërkuar që të ndalet gjuetia e tyre.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/