JOQ Albania
Home

“Kjo është masakër e shtazëve e jo kurban”, profesori llaftariset nga ajo që sheh
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/08/2019 11:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa kanë kaluar dy ditë nga festa muslimane e Kurban Bajramit, profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti, ka reaguar ndaj mënyrës se si theren kafshët në lëtë festë të veçantë.

Image may contain: plant, tree, outdoor and nature

Duke postuar disa foto aspak të këndshme, ai thotë se kjo është një masakër ndaj kafshëve. Për profesorin, pamjet janë të turpshme dhe larg çdo etike njerëzore e humane.

Image may contain: outdoor and nature

Ai shprehet se Kurbani meriton trajtim më dinjitoz, edhe për kafshët. Xhabir Hamiti shton në shkrimin e tij se pjesët e kafshëve duhet të varrosen ën tokë e jo të hidhen qosheve e rrugëve, sikurse po ndodh.

Image may contain: plant, tree, outdoor and nature

Profesori shkruan në postimin e tij:

Kjo eshte masakër e shtazëve e jo kurban.
Pamje e turpëshme dhe larg çdo etike njerezore humane dhe fetare!
Ishalla nuk perseriten pamje te tilla ne te ardhmen!
Kurbani meriton tretman me te dinjitetshem. Pjeset e tij duhet te varrosen ne toke, e jo te hudhen qosheve e skajeve te rruges e ne kontenjera siç po ndodhe!”

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/