JOQ Albania
Home

Zbulohen dy autorët që hoqën qafe 23 vjeçarin në Sulaj të Fierit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/08/2019 8:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia ka mundur të identifikojë dhe arrestojë dy autorët e ngjarjes së rëndë që u zbulua mëngjesin e djeshëm në fshatin Sulaj të Fierit.

Zyrtarisht mësohet se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, pas një pune të mirëfilltë hetimore, zbardhën dhe dokumentuan ngjarjen e ndodhur gjatë natës së datës 11.08.2019 në fshatin Hamil ku u gjet i vrarë me thikë 23 vjeçari Florian Selimi.

Në përfundim të hetimeve u arrestuan S.S, 26 vjeç, banues në fshatin Sulaj dhe K.M, 20 vjeç, banues në fshatin Sulaj.

Gjatë natës së datës 11.08.2019, në fshatin Hamil, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, dy të rinjtë kanë vrarë me mjet prerës 23 vjeçarin.

Ai ka ndërruar jetë dhe më pas e kanë hedhur në anë të një kanali.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje me dashje" e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".