JOQ Albania
Home

Kjo e martë pritet të jetë dita më e nxehtë e vitit, ja sa gradë do të shkojnë temperaturat
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 13/08/2019 8:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa ditësh rajoni është përfshirë nga një valë e nxehtë. Sot pritet të jetë një ndër ditët më të nxehta të vitit dhe temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë celsius në vendin tonë.

Kurse ditën e nesërme  temperaturat do të ulen dhe mund të ketë edhe reshje shiu. Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të para të mëngjesit të së enjtes.

Të enjten temperaturat do të zbresin deri në  22 gradë celsius  deri 25 celsius. Sipas meteorologëve ditën e sotme i shmangni daljet në pikun e vapë dhe konsumoni sa më shumë ujë.

Kurse në Kosovë temperaturat pritet të arrijnë deri në 38 gradë celsius, çka nuk kishte ndodhur prej kohësh në këtë vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/