JOQ Albania
Home

E paskemi ditur gabim për kosin, ky është produkti që bën mrekulli kundër djegies nga dielli
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 13/08/2019 7:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë këtyre ditëve të nxehta është e pashmangshme të mos digjemi nga rrezet e  diellit, kur jemi në plazh.

Zgjidhja më pas është të lyhemi me kos. Por ka diçka që është më efektive dhe qetësuese se sa kosi.

E kemi fjalën për vajin e livandës. Mjafton vetëm pak nga ky vaj dhe nuk do të ndjejmë më dhimbje nga e djegura nga rrezet e diellit.

Edhe në rastin, kur përdoret kos duhet ta përziejmë atë me mjaltë që të jetë sa më efektiv. Nëse në lëkurën e djegur vendosni kos të ftohtë dhe mjaltë, të përziera do të qetësoni të kruarit dhe do të pengoni shfaqjen e fshikave.

Por siç thamë edhe më lart më efektiv është vaji i livandës dhe mjafton një sasi shumë e vogël për t’i dhënë fund djegieve nga dielli. Në disa raste mjafton vetëm një pikë dhe e përhapini në zonën ku keni skuqe dhe pas disa sekondash do të ndiheni më mirë.

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/