JOQ Albania
Home

E rëndë në qytetin shqiptar, një person i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13/08/2019 1:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (12 korrik) në qytetin e Prizrenit në Kosovë.

Një person i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në rrugën e "Jonit", ndërkohë që nuk dihet arsyeja që e ka çuar të riun të ndërmarrë këtë akt të rëndë.

Në mediat lokale është publikuar dhe një video nga vendi i ngjarjes, ku viktima shihet i shtrirë përtokë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.