JOQ Albania
Home

Figurat kryesore të PS të zhytur në borxhe e kredi
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12/08/2019 22:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Formulari i pasurisë ka zbuluar se figurat kryesore të Partisë Socialiste janë zhytur në borxhe bankare, duke nisur nga Sekretari i Përgjithshëm deri tek Ministri për Diasporën.

Numri dy i qeverisë, zv/kryeministri Erion Braçe, rezulton të jetë i vetmi që e ka shlyer kredinë e tij. Gjatë vitit të kaluar, Braçe i ka dhënë fund kredisë prej 41 mijë euro me këstin e fundit me vlerë 2400 euro.

Një prej figurave personazheve kryesore në PS dhe njëkohësisht Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, ka ende për të shlyer 40 mijë euro dhe këstin e banesës, raporton OraNews. Shpenzimet për larjen e këstit të banesës dhe një pesë të kredisë i kanë kushtuar ministrit rreth 125 mijë euro pagesa, ndërkohë gjatë vitit të shkuar nga paga dhe qiratë, ministri ka akëtuar vetëm 28.600 euro.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla, ndodhet thuajse në të njëjtat kondita si Majko. Ai detyrohet të shlyejë rreth 34 mijë euro, ku nga të cilat 13,400 euro i ka borxh ndaj një personi fizik. Ndërkaq, gjatë vitit të kaluar, rezulton se Balla ka arkëtuar rreth 35 mijë euro.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, rezulton se nuk ka asnjë kredi të shlyer, por gjatë vitit 2018, ai ka shtuar shpenzimet, pasi llogaria bankare i është pakësuar me 1700 euro. Duhet theksuar se të ardhurat e Ruçit janë më të ulëta se sa të ardhurat e Erion Braçes, Pandeli Majkos dhe Taulant Ballës, pavarësisht se ka shumë vite në politikë dhe ka qenë në shumë poste të larta drejtuese.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/