JOQ Albania
Home

Nuk lejojnë gërmimet në Tomorr, policët përplasen me pronarët e guroreve
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/08/2019 20:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Qytetarit prej ditësh kanë bllokuar punën e guroreve në malin e Tomorrit në Berat. Ata janë kundër vendimit të Gjykatës Administrative, që i dha leje pronarëve të guroreve për të vazhduar gërmimet.

Ndërkohë ditën e sotme, pronarët e guroreve nuk janë lejuar nga policia, që të nisnin gërmimet në aksin Novaj-Tomorr. Mes tyre dhe pronarëve pati edhe përplasje verbale.

Kujtojmë këtu se një javë më parë, policia nëpërmjet juristit të saj tha se kompanitë do të lejohen të gërmojnë vetëm pas vendimit të Gjykatës Administrative. Megjithatë, edhe pse Gjykata Administrative dha dritën jeshile për fillimin e gërmimeve, policia nuk i ka lejuar.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/