JOQ Albania
Home

Panik tek Rruga e Kombit, shkrumbohet autobusi i linjës Tiranë-Prishtinë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12/08/2019 20:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një incident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Kombit, në afërsi të fshatit Reps të Mirditës.

Mësohet se një autobus i linjës Tiranë-Prishtinë, është përfshirë nga flakët.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt teknik.

Fatmirësisht nuk është raportuar për persona të lënduar.

Autobusi është shkrumbuar plotësisht, ndërkohë pasagjerët kanë dalë jashtë mjetit në kohë.

Kujtojmë që dy ditë më parë një person humbi jetën në Delvinë, pasi automjeti ku po udhëtonte me bashkëjetuesen e tij, u përfshi nga flakët në ecje.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/