JOQ Albania
Home

Furnizonte me “miell të bardhë” tregtarët e substancave psikoaktive, kapet muratori shqiptar
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12/08/2019 19:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shqiptar është kapur nga policia italiane, pasi furnizonte tregtarët e vegjël të substancave psikoaktive me "miell të bardhë".

Mediat italiane  njoftojnë se bëhet fjalë për shtetasin Roland Barkaj, 35-vjeç, me profesion murator.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan rreth gjysmë kg "miell i bardhë", që ishin fshehur në bodrum. Sasia e sekuestruar ishte ndarë në 8 kuti të vogla.

Po ashtu gjatë kontrollit, shqiptarit iu gjetën edhe tre qese të tjera me "miell të bardhë", një peshore elektronike, materiale për paketimin e substancave psikoaktive, si dhe 4 mijë euro cash.

Shqiptari me banim në Oregina të Genoa-s, po mbahej nën vëzhgim prej disa kohësh nga hetuesit, pasi ishte me precedentë të mëparshëm penalë.

Burimi: Telenord  | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni:Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

Foto ilustruese