JOQ Albania
Home

“Regjimi ka degraduar, Rama grumbullon para dhe i shpërdoron me oligarkët”
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/08/2019 19:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Analisti i njohur Fatos Lubonja, komentoi ngjarjet e fundit në vend. I ftuar në News24, Lubonja u ndal te aksioni i anti-informalitetit ku së fundmi ka nisur edhe nëpër plazhe.

Ai paraqiti disa rezerva, duke thënë se e gjithë është propagandë e Ramës. Më tej ai shtoi se Rama grumbullon para dhe i shpërdoron me oligarkët.

Lubonja tha:

Te anti-informaliteti, matet edhe me rezultatin final. Duket si e mirë, por mendoj se qëllimi kryesor në këto raste është sipas përvojës, është grumbullimi i parasë. Prsh Rama bëri që njerëzit të paguajnë energjinë thonë, por pyetja është që a paguajnë të gjithë a vetëm ata që nuk kanë lidhje me shtetin? E dyta këta para a na pyet se ku i përdor apo i përdor ku të ketë qejf. Qëllimi pra nuk është i mirë për shërbim dhe të kursj sa më shumë para për të bërë punë bashkë me këta njerëz. Unë mendoj nuk është ky qëllimi. Dhe tjetra është rezultati. Edhe te informaliteti, unë dyshoj për bashkëpunim me krimin. Këtu pa propagandë. Kemi të bëjmë me bandë kriminale që ka kapur shtetin dhe do të grumbullojë para. Aksionet nuk më bindin aspak. Rama ka dhënë prova, mbushi parlamentin me kriminelë. Ju jap shembull, prsh kush jeton në Tiranë e di se nuk ka ujë të rrjedhshëm për 30 vjet. Rama do të grumbullojë para dhe shpërdoron paratë me oligarkët. Opinioni publik do ta ndjejë këtë.

Ndër të tjera analisiti tha se regjimi ka degraduar dhe faji i mbetet qeverisjes së Ramës. Sipas tij, të gjithë oligarkët dhe krimi i organizuar janë me Ramën. Gjithashtu ai shtoi, se në Shqipëri duhet një forcë e re politike.

Lubonja shtoi:

Unë besoj se pak njerëz kanë mbetur që besojnë se “Rilindja” do të bëjë shtet. Njerëzit nuk e duan “Rilindjen”, por thonë se opozita nëse vjen mund ta bëjë më keq. Kemi të bëjmë me regjim dhe ky regjim është ndërtuar hap pas hapi dhe ka degraduar.  Unë kam thënë që ta marrë Edi Rama më 2013që ta shohin se kush është Rama, se është pjesë e së njëjtës strategji të bashkëpunimit të qeverisë me oligarkët. Rama e coi më larg regjimin oligarkik. Tani gjithë oligarkët janë më Ramën, edhe krimi i organizuar është me Edi Ramën. Rama po konsiolidon pushtetin e një partie. Jemi në hapa të rrezikshëm. Ose do presim që të zhduken gjitha forcat dhe të përmbyset ose të rikthehet situata e tri bandave, e kontrollit dhe këto të kontrollohen nga populli që duhet të jetë më i ndërgjegjshëm. Duhet forcë e re politike.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/