JOQ Albania
Home

Memoriali për grushtin e shtetit në Turqi, gazetari ia plas në sy rilindasve: Skuthë të erdoganizimit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 12/08/2019 18:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vendosja e memorialit për viktimat e grushtit të shtetit në Turqi te Kodrat e Liqenit në Tiranë, ka shkaktuar një debat të madh publik. Kryeministri Edi Rama është lakuar shpeshherë për lidhjet e ngushta me presidentin turk, Recep Tayip Erdogan dhe kjo gjë u vërtetua me ngjarjen e fundit.

Ndër personat që nuk u ka pëlqyer ky veprim, është edhe analisti Andi Bushati. Sipas tij memoriali është simbolika më e mirë pas zgjedhjeve të 30 qershorit.  Bushati thotë se memoriali jep mesazhin se njerëzit mund të japin edhe jetën për të mbrojtur një autokrat.

Më tej ai shton se kush njeh rilindasit, nuk do të çuditej nga ky veprim, pasi ideologjia e tyre është e ngjashme me atë të Erdoganit. Bushati ka akuzuar gjithashtu Bashkinë e Tiranës, se këtë gjë e bëri fshehurazi, duke e fshehur edhe nga kronikat e montuara.

Nga Andi Bushati

Rilindjes i takonte t’ia bënte qokën Erdoganit. Dhe kjo, jo vetëm sepse vëllai Taip është i preferuari i katolikut Edi. Të dy kanë këmbyer takime private, selfie reciproke, kanë bredhur së bashku mbi urën e sapo ngritur mbi Bosfor, kanë shkëmbyer deal-e ekonomike dhe e kanë mbështetur njëri- tjetrin kur janë përballur me zgjedhje në vendet e tyre. Në këtë kuptim, memoriali i lartësuar tek parku i liqenit, nuk ëshë një mëkat më shumë, në krahasim me eleminimin i ish kreut të komunitetit musliman, me ngritjen e xhamisë me financime nga Ankaraja, me deklaratat e shefit të qverisë se vllazëria Gylen është një organizatë terroriste. Në të mirë apo në të keq, marëdhënia ekstra institucionale mes raisit neo-otoman dhe liderit global të Tiranës, është një gjë, që që ndonëse me vështirës, e kanë kapërdirë në Tiranë. Për më tepër që përkujtimi dhe himnizimi i viktimave të 15 korrikut, i shkon për shtat shumicës në pushtet. Ajo është simbolika më e mirë që i duhet asaj pas 30 qershorit. Mesazhet përputhen: njerëzit mund të japin dhe jetën për të mbrojtur një autokrat, cilado qoftë natyra e regjimit, sado shtypës apo gjakatar qoftë ai, përmbysja me dhunë konsiderohet një sakrilegj. Pikërisht për këtë, turma të mëdha parakaluan në 15 korrik,rrugëve të Tiranës, me flamujt e kuq me gjysmë hënë mbi to. Pikërisht për këtë me dhjetra djem të rij, mbanin në duar pankartat ku shkruhej: “Fitorja e demokracisë së 15 korrikut, Tiranë Shqipëri”. Pra, në këtë manifestim me leje, i cili u asistua nga zyrtarë të rilindjes, ku për ngritjen e memorialit dhe emerimin e rrugës “15 korriku”  t, ka dhënë leje Erion Veliaj, konsiderohet normale që batërdia që ndodhi pas korrikut 2016, burgosja e qindra gazetarëve, intelektualëve, profesorëve, opozitarëve, hendeku i madh i vendosur në shoqërinë turke, përndjekja e kundërshtarëve, të barabitet me vendosjen e demokracisë. Natyrisht, askush që i njeh rilindasit nuk çuditet për mbrojtjen prej tyre të këtyre vlerave. Natyrisht për askënd nuk përbën habi, se ata nuk janë në gjendje të belbëzojnë as të vërteta që i thonë edhe vetë turqit Orhan Pamuk, Elif Shafak, apo Ahmet Altan. Zgjedhja e tyre është sa ideologjike po aq dhe pragmatiste, ata duan Erdoganin si person dhe venerojnë modelin e tij. Dhe deri në këtë pikë ata janë koherentë me rrugën që ndjekin. Por, problemi i tyre qëndron diku tjetër, sepse raisi turk nuk e ka problem ta mbrojë çmendurinë e tij. Ai është i gatshëm të zihet dhe më ShBA për ti dorëzuar imamin Gylen, ai e mbron faqe botës bugosjen e gazetarëve si terroristë, ai nuk druhet ta afishojë përballë gjithë globit sistemin autokratik që mban në këmbë. Ndërsa, idhtarët e tij në Tiranië janë thjeshtë bij skuthë të erdoganizmit. Ata duan edhe të shtiren si kampionë të vlerave demokratike edhe të përfitojnë nga e kundërta e tij. Pikërisht këtë tregoi ceremonia e ngritjes klandestine të memorialit të viktimave të “demokracisë” të 15 korrikut. Rilindasit edhe i hapën dritën jeshile ngritjes së tij edhe u fshehën si minj, për të mos u fotografuar aty. Erion Veliaj që nuk lë çdo hap që hedh pa e nxjerrë në TV maskoi këtë ceremoni të zhvilluar në mes të zhegut. As në kronikat që shpërndau bashkia, as në faqen e saj zyrtare nuk gjendet asnjë gërmë që të dëshmojë se kjo ngjarje ka ndodhur në kryeqytet. Do të duhej një investigim i Zërit të Amerikës që ne ta kuptonim këtë fallcitet. Madje të dëgjonim edhe përgjigjen zhvejkjane: bashkia nuk di gjë, pyesni ministrinë e jashtme. Pra kjo histori, mënyra e turpshme si u bë dhe farsa edhe më e fëlliqur se si përpoq të varrosej në heshtje, nuk përbën një mëkat në vetvete. Nga njèra anë, parku i liqenit në Tiranë, mban mbi shpinë edhe emra më të diskutueshëm, si psh. ai i ish presidentit egjiptian Mubarak. Nga ana tjetër, lidhja okulte Rama- Erdogan ka shumë anë më të errëta sesa kaq.Por, kjo ngjarje, sa e shëmtuar dhe komike na shërben për të kupttuar edhe njëherë më shumë dyfytyrësinë e këtij pushteti. E një grupi njerëzish që edhe kur është i bindur se një gjë nuk duhet bërë, pasi ajo bie ndesh me vlerat që propogandon dhe me konsensusin e njerëzve, sërish nuk di të ndalet. Atë që e di që nuk pranohet, nuk e ndalon, thjeshtë përpiqet ta realizojë pas shpine. Ashtu si memoriali i kërkuar nga Erdogan, që u inagurua në klandestinitet.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/