Inter dhe Roma po përgatiten për një shkëmbim të madh. Zikaltërit prej kohësh janë në kërkim të shërbimeve të Edin Dzekos, por Roma deri më tani ka shfaqur rezistencë.
Kryeqytetasve u ka lindur dëshira për të pasur në ekip Icardin. Për këtë arsye do të kërkojnë të fusin në tratativë boshnjakun, për të ulur çmimin e argjentinasit. Tashmë që Perisic u largua dret Bayernit, zikaltërit kanë rritur ofertën deri në 18 milion uro për Romën.
Mirëpo klubi verdh e kuq, nuk dëshiron të heqë dorë nga boshnjaku, pa siguruar më parë një sulmues tjetër. Duke parë se pista Higuain është e vështirë, romanët i kanë përqëndruar të gjitha forcat te bomberi i Interit, i cili është i padëshiruar në Milano.
Drejtuesit e Romës janë të gatshëm t'i paguajnë Icardit një rrogë e cila nis nga 7.5 milion euro neto + bonuset, duke i çuar të ardhurat e argjentinasit deri në 9 milion euro. Ndërkohë Interi nuk do të pengonte këtë transferim, pasi nuk dëshiron kurrësesi, që Icardi të shkojë te Juventus. Sipas mediave italiane, në ditët në vijim, pritet që të ndodhë edhe shkëmbimi i madh.
Burimi: Sportmediaset|Përktheu dhe përshtati: JOQAlbania
***
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/