Neymarin nuk e duan më në Paris. Mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Nimesit, tifozeria e PSG-së e ka ofenduar në kor brazilian.
Ata kanë kënduar këngë kundër brazilianit, madje duke e quajtur edhe "bir k***".
Lidhur me ofendimin ndaj Neymarit, ka reaguar motra e futbollistit e cila nëpërmjet një postimi në “Twitter”, iu është kundërpërgjigjur tifozëve parisienë.
Ajo iu ka thënë atyre se pa Neymarin nuk do të fitojnë asgjë.
Rafaela shkruan:
Ky postim, ka sjellë reagime të shumta dhe ofendimet karshi saj kanë qenë të panumërta, duke bërë që Rafaela ta fshijë postimin nga profili i saj.