JOQ Albania
Home

I dhanë fund në derë të Katedrales, klithma e Dom Gjergjit: Me gjakftohtësi, para syve të të gjithëve. Deri kur kështu?
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12/08/2019 14:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Reagime të forta ka marrë ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Kurbin, ku një 48-vjeçar u qëllua në mes të qytetit të Rrëshenit. Armando Gjini, i cili njihej edhe me emrin Tonin, e qëlluan me breshëri në derë të katedrales Katolike të qytetit dhe për pasojë ndërroi jetë në vend.

Edhe prifti katolik Dom Gjergj Meta i Dioqezës së Rrëshenit ka thënë dy fjalë me shumë peshë për situatën e rënduar që ka kapluar Shqipërinë, përsa i përket kronikës së zezë.

Dom Gjergj Meta në një postim në Facebook, nuk përmend të kaluarën e të ndjerit por jep një mesazh rrëqethës.

Ai shkruan:

Mu në mes të ditës, në mes të qytetit, në trotuarin e Katedrales së Rrëshenit, sot u mor një jetë në mënyrë kriminale, me gjakftohtësi, para syve të të gjithëve. Deri kur kështu?.”