JOQ Albania
Home

Festa e Rashford me shqiponjë ‘tërbon’ serbët: Si u ndje lojtari ynë kur pa atë lloj festimi?
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/08/2019 13:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Fitorja e djeshme e Manchester United 4-0 ndaj Chelseat solli edhe një episod të veçantë.

Marcus Rashford, pasi shënoi një nga golat e ndeshjes, festoi me shqiponjë duke ngjallur debat në rrjetet sociale.

Teksa në Shqipëri janë ndjerë mirë me gjestin e sulmuesit anglez, e kundërta ka ndodhur në Serbi.

Festa e tij me shqiponjë  solli jo pak polemika në Serbi.

Një nga mediat më të mëdha në serbe, “Kurir”, i ka kushtuar një hapësirë të konsiderueshme këtij festimi, duke e cilësuar  si skandal.

Ata e kanë krahasuar me festimin e Shaqirit dhe Xhakës, në Botërorin e Rusisë, aty ku të dy lojtarët i shënuan Serbisë.

Madje në artikull, "Kurir" ka ngiyur pyetjen se si është ndjerë lojtari i Manchester United, Nemanja Matic, kur ka parë shokun e tij të skuadrës duke festuar me shqiponjë.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij lloj festimi nga Rashford, por me shumë mundësi nuk ka lidhje me vendin tonë…