“Të largohet fare”/ Kush po e kërkon me urgjencë dorëheqjen e Leshajt pas ngjarjes në Rrëshen?

Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12.08.2019, 12:38

Mesditën e sotme një ngjarje e rëndë ndodhi në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Një 48-vjeçar u qëllua me breshëri plumbash.

Emri i viktimës është Armando Gjini, por ai njihej edhe si Tonin Gjini.

Lidhur me këtë ngjarje një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe tregon se 48-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq,pak me perpara u qellua me bresheri armesh nje burr ne mes te qytetit te Rreshenit dhe para disa kohesh i kane vendosur eksploziv ne makine.Policia nuk ka nderrmare asnje mase madje as nuk u duken fare kur u qellua mesa duket do kene pasur frike.I bej thirrje ministrit Sander Lleshi dhe policise ti lene pushimet dhe te bejne punen e tyre ose te largohen fare,fundja njelloj si me to si pa to eshte!”

Por ky nuk është mesazhi i vetëm që ka ardhur në redaksinë e JOQ Albania.

Qytetarët janë të terrorizuar dhe ndihen dhe të pambrojtur.

Njëra prej tyre shkruan se është shumë e irrituar me policinë dhe se qytetarët nuk dëshmojnë në polici sepse kanë frikë.

Ajo shkruan më tej:

Ishin në makina me xhama të zinj. E qëlluan disa herë. Ka pasur dëshmitarë shumë. Padyshim qytetarët nuk mund të dëshmojnë në polici sepse kanë frikë.”

Por kjo qytetare tregon edhe diçka tjetër. Sipas asaj që thotë ajo disa kohë më parë Gjinit i kanë vendosur eksploziv në makinë dhe kanë tentuar ta heqin qafe.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit