JOQ Albania
Home

“Ushtar” i Met Kananit, lidhja e Gjinit në Mirditë me “baronin”
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/08/2019 12:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Mirditë, policia ka dhënë detajet e para.

Në mes të qytetit u qëllua me breshëri dhe ndërroi jetë në vend 45-vjeçari Armando Gjini. Deri më tani mësohet se ai njihet edhe me emrin Tonin Gjini.

Sipas burime nga policia, viktima nuk është një emër i panjohur. Ai ka qenë i skeduar pasi dyshohet si një nga pjesëtarët e grupit të Met Kananit, i njohur si një nga baronët e "mallit".

Kjo nuk është hera e parë që 45-vjeçarin tentojnë ta heqin qafe.

Pak muaj më parë, në maj të 2019-s, Armando Gjinit i vendosën një sasi lënde plasëse në sedilje, e cila fatmirësisht nuk shpërtheu.

Gjini deklaroi në atë kohë se kishte marrë makinën tip ‘Benz’ me targa ‘AA334 UJ’ për të dërguar fëmijë në shkollë dhe se pakon me lëndën plasëse ka munduar ta diktojë vetëm pasi është rikthyer në banesë.

Ai lajmëroi menjëherë autoritetet për këtë gjë, të cilët e spostuan në një distancë të largët nga pallatet duke bërë shpërthimin e kontrolluar.

Në atë kohë Tonini u shpreh se nuk kishte konflikte me asnjë njeri. Ndërkohë Armando Gjini njihet ndryshe edhe si ushtari i Met Kananit, baronit të "mallit".

45-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e bandës së Met Kananit, në kuadër të operacionit ‘Precizioni’. 4 ditë pas arrestimit Gjini u lirua nga burgu.

Kanani është përfolur edhe nga mediat turke për shkak të famës që ka marrë në atë vend si koka e një rrjeti trafikantësh.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/