JOQ Albania
Home

Njihej me dy emra, ja kush është 48-vjeçari që e eliminuan me breshëri plumbash mes Rrëshenit
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/08/2019 12:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrëshen. Një 48- vjeçar është qëlluar me armë zjarri.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje. Mësohet se 48 -vjeçari ka ndërruar jetë.

Emri i viktimës është Armando Gjini, por ai njihej edhe si Tonin Gjini. Lidhur me këtë ngjarje një qytetar ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania dhe tregon se 48-vjeçari u qëllua me breshëri plumbash.

Mes rreshtash ai kërkon dorëheqjen e ministrit Sandër Leshaj, për këtë që po ndodh.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq,pak me perpara u qellua me bresheri armesh nje burr ne mes te qytetit te Rreshenit dhe para disa kohesh i kane vendosur eksploziv ne makine.Policia nuk ka nderrmare asnje mase madje as nuk u duken fare kur u qellua mesa duket do kene pasur frike.I bej thirrje ministrit  Sander Lleshi dhe policise ti lene pushimet dhe te bejne punen e tyre ose te largohen fare,fundja njelloj si me to si pa to eshte!”

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarje. Viktima ka  pasur precedentë penal të theksuar dhe mesa duket nuk ka një të shkuar të pastër.