JOQ Albania
Home

“S’e shmanga dot, dukej sikur po më priste”, trenisti që përplasi shqiptaren jep dëshminë e tij
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/08/2019 11:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident hekurudhor ka ndodhur mëngjesin e sotshëm në linjën hekurudhore Brescia – Parma, në drejtim të rrugës Cremona, në Itali.

Si pasojë, një grua shqitpare, identiteti i së cilës nuk është bërë ende i ditur, ka humbur jetën.

Mediat italiane shkruajnë se gruaja shqiptare ka qenë me probleme emocionale.

Makinisti i trenit thotë se nuk mund ta shmangte prëplasjen e gruas.

Ajo dukej sikur po e priste dhe donte të shtypej.

Drejtuesi i trenit është shprehur:

E pashë atë papritmas. Dukej sikur po më priste dhe nuk mund të bëja dot asgjë për ta shmangur”.

Bazuar në këtë histori dhe në elementët e tjerë të mbledhur, pozicioni i trupit dhe historia personale e viktimës në veçanti, të gjitha këto e kanë bërë Policinë italiane të besojë se ky rast nuk ishte aksident, por një akt i qëllimshëm nga gruaja.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/