JOQ Albania
Home

U gjet i pajetë në Fier, e shkuara e errët e 23-vjeçarit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12/08/2019 10:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sikurse e kemi bërë me dije në lajmet paraardhëse, 23-vjeçari që u gjet pa jetë në fshatin Sulaj të Fierit, nuk ishte një emër i panjohur për policinë.

Katër vite më parë Florian Selimi u ndalua nga policia. Në atë kohë ishte vetëm 19 vjeç.

Ai kishte djegur një furgon që kishte vjedhur, me qëllim për të humbur gjurmët. Vjedhja e furgonit tip Benz kishte bërë në 7 janar 2015 në lagjen “Mbrostar Ferko”të Fierit.

Nuk dihet ende se kush dhe pse e ka prerë në fyt me mjet të mprehtë Selimin. Paraprakisht dyshohet se si person problematik, para se ta hiqnin qafe, ka pasur një konflikt me vrasësin.

Florian Selimi ishte me origjinë nga Tropoja, ndërsa prej disa vitesh jetonte në fshatin Sulaj të Fierit.

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/