JOQ Albania
Home

Shkencëtari bën bukë me maja 4.500 vjeçare, kur e provon mahnitet nga shija e saj
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/08/2019 10:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shkencëtar i ka habitur të gjithë, pasi ka bërë cukë me maja 4.500-vjeçare që u gjet në vazo të lashta egjiptiane.

Emri i tij është Seamus Blackley dhe ai ka thënë se buka që ka bërë me atë maja është më e mirë se ajo që konsumohet sot.

Më tej ai ka thënë:

Të përsërisnim të njëjtën bukë që egjiptianët e lashtë e prodhuan mijëra vjet më parë nuk ishte e lehtë.’’

Po ashtu ai ka treguar edhe se aroma e majasë që ai ka përdorur ka qenë e ndryshme nga çdo gjë që ka provuar deri më tani.

Pasi ka konsumuar bukën, ai ka treguar se ka mbetur i mahnitur nga rezultati.

Seamus Blackley shprehet kështu:

Aroma dhe shija janë të jashtëzakonshme. Jam i entuziazmuar. Kjo është e pabesueshme dhe jam i habitur që eksperimenti funksionoi.’’