JOQ Albania
Home

Genta publikon foton me “plakun” që i paguan pushimet: Është një ndër biznesmenët më të fuqishëm të naftës në Ballsh
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/08/2019 9:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Genta Gjalpi është një nga vajzat më të komentuara në showbiz-in shqiptar.

Shpesh herë, ajo vihet në qendër të vëmendjes për shkak të fotove provokuese që publikon në profilin e saj në Instagram.

Së fundmi ish-banorja e “Big Brother” është vënë në qendër të vëmendjes, pas një shakaje që ka bërë.

Ajo ka përdorur një  filtër mbi Xhani Demikën duke e plakur atë.

Dhe krahas fotos, që ka publikuar me ajo ka shkruar:

Zbulohet plaku që i i pagon pushimet Gentës tek resorti Santa Quaranta ai quhet Xhemal Demika , kur ishte i ri ka punuar menaxher këngëtaresh, ndersa tani ai është një ndër biznesmenët më të fuqishëm të naftës në Ballsh.’’

Kujtojmë këtu se të njëjtën shaka e bëri edhe Fatma Haxhialiu disa kohë më parë me bashkëshortin e saj.

Edhe ajo përdori një filtër për ta plakur atë dhe shkroi se kishte gjetur njeriun që ia paguante të gjitha.