JOQ Albania
Home

Gjendet një trup i pajetë në një kanal në Fier
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 12/08/2019 7:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në qytetin e Fierit është gjetur një trup i pajetë mëngjesin e sotëm.

Sipas informacioneve paraprake deri më tani, trupi i pajetë është gjetur në një kanal në Sulaj të Fierit.

Po ashtu e ditur bëhet se pranë rrugës ishte dhe një makinë e braktisur.

Dyshohet se drejtuesi i mjetit është nxjerrë nga makina.

Kurse makina nuk kishte një gomë dhe kafano ishte e hapur.

Targa e makinës është AA641EN, kurse autoritet kanë dyshime të forta se ai ka ndërruar jetë, pasi është goditur me një mjet prerës.

E ditur bëhet edhe se viktima ishte 23 vjeç dhe se inicialet e tij janë F.S.

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/