JOQ Albania
Home

U mori jetën 14 shqiptarëve, lirohet para kohe nga qelia “monstra” serbe
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11/08/2019 20:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

"Monstra" serbe, Miodrag Sholaja, është liruar nga qelia 3 vite më herët nga se ishte parashikuar në vendimin e gjykatës.

Në 28 mars 1999, ai u mori jetën 14 personave, të cilët ishin anëtarë të tre familjeve shqiptare, në kopshtin e një shtëpie në Podujevë, ku 7 prej tyre ishin fëmijë.

Sholaja u dënua me 15 vite në vitin 2008, pasi u provua përfshirja e tij në ngjarjen e rëndë ku humbën jetën 14 shqiptarë.

Lirimi i tij është pritur me reagime të ashpra në Kosovë.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e cilëson lirimin e Sholaja-s si një akt të turpshëm të shtetit serb, ndërsa dënon heshtjen e komunitetit ndërkombëtar dhe delegacionit të BE-së në Beograd.

Ai tha:

Çështja këtu nuk është vetëm lirimi i Sholaja, por edhe heshtja e komunitetit ndërkombëtar dhe e delegacionit të BE-së në Beograd. Ky është realiteti se si keqbërësit në Serbi janë heronj dhe lartësohen nga qeveria e Ana Brnabic.”

Sholaja ka qenë pjesë e grupit ekstremist serb, “Akrepat”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

Miodrag Sholaja