JOQ Albania
Home

Përfshihet nga flakët nënstacioni elektrik, rrezikohen edhe banesat pranë
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11/08/2019 20:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një incident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit.

Nënstacioni elektrik në lagjen "29 Nëntori" është përfshirë nga flakët, si pasojë e një defekti.

Si pasojë, janë rrezikuar banesat përreth. Fatmirësisht, ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur vënien në kontroll të situatës kritike.

Pas shuarjes së flakëve, disa lagje kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë defekti ende nuk është riparuar.

Specialistët e OSHEE-së kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nisur punën për riparimin e defektit.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

Foto ilustruese