JOQ Albania
Home

Braçe show bën propagandë anti-infomalitet edhe në jug të vendit
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/08/2019 17:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aksioni anti-informalitet i qeverisë duket se po i del boja nga propaganda falso dhe e fryrë. Ashtu siç zv/kryeministri Erion Braçe trumpetoi bllokimin e kompleksit Taiwan, por që në fakt pjesa e kazinosë kishte një tjetër NIPT dhe vazhdonte aktivitetin rregullisht, teksa edhe pjesa e barit u zhbllokua pak ditë më pas nga gjykata.

Tashmë Braçe ka fryrë gjobën që i është vendosur  resortit Green Coast në Palasë në pronësi të tij por e dhënë me qira me NIPT tjetër. Është thjesht 150 mijë lekë të vjetra gjoba që Braçe ka reklamuar në rrjetet sociale.

Në tekstin e gjatë që ai ka shkruar në postimin në Instagram i ka radhitur Bashës gjobat ndaj bizneseve gjatë aksionit anti-informalitet.

TË DHËNAT NGA QKB

Burime për Dosja.al bëjnë më dije se gjoba që i është vendosur subjektit në fjalë është plot…150 mijë lekë të vjetra.

Ndërkohë që vetëm ditën e sotme një biznes në Porto Romano është kapur me 233 ton karburant pa akcizë dhe është gjobitur plot 350 mijë euro.

Postimi i Braçes

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/