JOQ Albania
Home

Mazniku me krenari lavde para memorialit turk në mes të Shqipërisë: Erdogan dha leksione demokracie
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/08/2019 15:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Memoriali i ngritur në mes të Parkut të Liqenit të Tiranës në nder të 251 qytetarëve turq të vrarë gjatë grushtit të dështuar të shtetit të korrikut 2016 të Fetullah Gylenit ndaj presidentit Erdogan, ka ngjallur shumë reagime jo vetëm në popull, por edhe nga figura të kritikës në vend.

Shqipëria është vendi i parë dhe i vetëm në botë që i ngre memorial viktimave të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi. Gjithashtu, në vendin tonë nuk ekziston asnjë memorial i ngjashëm për asnjë vend tjetër në botë.

Pas grushtit të dështuar të shtetit, qeveria i shpalli dëshmorë qytetarët e vrarë në përplasjen me segmente puçiste të ushtrisë. Përgjatë të gjithë Turqisë janë ngritur parqe dhe memoriale që përkujtojnë datën 15 korrik 2016 dhe emrat e viktimave.

Ky është rasti i parë në botë, ku Turqia ngre një memorial me emrat e qytetarëve të vrarë gjatë tentativës për grusht shteti në një vend të huaj. Gjithashtu, ky është rasti i parë që në Shqipëri ngrihet memoriali i viktimave të një grushti shteti të një vendi të huaj.

I pranishëm në këtë përurim ka qenë vetë nënkryetari i bashkisë Arbian Mazniku, i cili u shfaq entuziast para audiencës duke lavdëruar sipas tij, leksionin e demokracisë së presidentit turk për të gjithë botën.

Ai u shpreh, transmeton agjensia turke e lajmeve Anadolu:

Kam ngulitur fort në memorien time momentin kur presidenti (Recep Tayyip Erdoğan) iu drejtua popullit turk. Kur vendoset në balancë demokracia karshi forcës vendimi i tij ishte i kthjellët dhe i qartë. Mësimi më i madh i asaj ditë për të gjithë historinë është sesa i dobët është tanku, avioni, helikopteri sesa e dobët duket forca përballë fuqisë së njerëzve. Unë besoj se nuk ka mësim më të fortë për demokracinë në të gjithë botën sesa ky moment.”

Teksa Veliaj mori pjesë në inaugurimin e fundit dhe u kujdes që të mos shfaqej kurrkund afër memorialit të kotë. Midis këtyre dy ngjarjeve ishte edhe vizita e Ministrit të Brendshëm turk, për të cilin dëgjuam vetëm kur doli nga zyrat e takimeve, rrugës për në aeroport, citon Aldo Baxhaku.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/