JOQ Albania
Home

Rëndohet rasti i sherrit mes të rinjve/ Momenti kur djali mbush armën sade fare
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11/08/2019 13:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Paraditen e sotme redaksia JOQ Albania publikoi një video të 2 djemve që dhunojnë fizikisht një vajzë dhe një i tretë që filmonte.

Rasti u denoncua nga një prind që rastësisht e kishte gjetur videon shqetësuese në celularin e të birit.

Prindi shkruante për sherrin që mendohet se ka ndodhur në Tiranë:

Përshëndetje JOQ! Kam gjetur këtë video në telefonin e çunit tim dhe shoh dy maskarenj që godasin me grushta e shkelma një vajzë. I bëj thirrje çdo prindi që të kontrollojë më shumë fëmijët e tyre se do të vijë dita që të kujtohet shprehja “çfarë të bën fëmija s’ta bën as Perëndia”…
Unë po dëgjoja çunin që po e shifte dhe më bëri pështypje fjalori nga audio e videos. E pyeta se çfarë po shihte dhe ia mora telefonin dhe pashë këtë. Çuni më thotë që ia ka dërguar një shok dhe se ka ndodhur në Tiranë me sa kuptova, por më shqetësoi shumë. Më erdhi keq për gocën si të ishte e imja kur pashë pamjet. Ju lutem publikojeni që të sensibilizohen njerëzit. Dhe nëse djali im ka gisht duhet të përballet për çfarë ka bërë sepse është turp për shoqërinë tonë të ekzistojnë këto sherre.”

Ndërkohë që kanë kaluar më shumë se dy orë nga publikimi i lajmit dhe i videos nuk duket të jetë marrë ndonjë masë nga organet kompetente, por ka ndodhur diçka tjetër që e rëndon akoma më shumë këtë rast.

Një qytetar ka përforcuar atë që kishim dyshim, por që nuk u përmend në lajmin e parë për faktin se ishte një fragment i dyshimtë. Tani është e qartë, nga fundi i videos djali që dhunon vajzën mbush një pistoletë dhe më pas vajza ia mbath për të ikur.

Qytetari që përfocoi këtë fakt tha:

Në ate videon qe e publikuar nga ju, në sek e 38 ai mbush armën. Është sade fare që e mbush dhe vajza e frikësuar ikën vrap.”

Kjo ngjarje që ngjan si një sherr kalimtar mund të kishte pasur edhe pasoja fatale, vajza shpëtoi fatmirësisht. Ama ai adoleshent ka akoma një pistoletë me vete dhe shëtit i lirë.

Ku është shteti në këtë rast?! A qenka normale në shoqërinë tonë që një i mitur të mbajë armë dhe të kërcënojë të parën/in që bën fjalë me të?!