“Më dhembi si të ishte vajza ime”, prindi gjen videon shqetësuese në celularin e të birit

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11.08.2019, 10:58

Sherret banale janë ato për të cilat dëgjojmë shpesh nga aktualiteti shqiptar, ku në jo pak raste degjenerojnë deri në pasoja fatale me humbje jetësh.

Ndoshta është për t’u shqetësuar se si edhe brezi i ri shfaq shenja agrisiviteti në përditshmërinë e tyre, ku zënkat me përleshje fizike, mjete prerëse apo edhe më keq akoma me armë nuk mungojnë.

Një rast i tillë është edhe ky i mëposhtmi që do trajtojmë në vijim, teksa një prind nga Tirana ka zbuluar “aksidentalisht” në telefonin e të birit një video shqetësuese. Dy djem të ri në moshë teksa godasin dhe ofendojnë një vajzë e cila duket minorene, ka rënë në dorën e prindit nga Tirana.

Ai ka kontaktuar me JOQ Albania duke u shprehur:

Përshëndetje JOQ! Kam gjetur këtë video në telefonin e çunit tim dhe shoh dy maskarenj që godasin me grushta e shkelma një vajzë. I bëj thirrje çdo prindi që të kontrollojë më shumë fëmijët e tyre se do të vijë dita që të kujtohet shprehja “çfarë të bën fëmija s’ta bën as Perëndia”… Unë po dëgjoja çunin që po e shifte dhe më bëri pështypje fjalori nga audio e videos. E pyeta se çfarë po shihte dhe ia mora telefonin dhe pashë këtë. Çuni më thotë që ia ka dërguar një shok dhe se ka ndodhur në Tiranë me sa kuptova, por më shqetësoi shumë. Më erdhi keq për gocën si të ishte e imja kur pashë pamjet. Ju lutem publikojeni që të sensibilizohen njerëzit. Dhe nëse djali im ka gisht duhet të përballet për çfarë ka bërë sepse është turp për shoqërinë tonë të ekzistojnë këto sherre.”

Ajo që të bën përshtypje në video, është fakti se sherrin e ndalon një fëmijë shumë më i vogël se protagonistët. Djali me bluzë të bardhë, i cili duket se kalon rastësisht aty, futet mes adoleshentëve dhe pastaj vajza ikën.

Video

Komentet ju takojnë juve.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit