JOQ Albania
Home

International Champions Cup, Atletico Madrid “hakmerret” ndaj Juventus
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10/08/2019 20:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madrid dhe Juventus, e vlefshme për turneun e ndeshjeve miqësore International Champions Cup.

Sfida e luajtur në "Friends Arena" në Solna të Suedisë u mbyll me fitoren e spanjollëve me rezultatin e ngushtë 2-1.

Protagonisti kryesor i ndeshjes ka qenë blerja më e re e Atleticos, sulmuesi portugez, Joao Felix, i cili shënoi dy golat që i dhanë fitoren ekipit spanjoll. Goli i vetëm i kampionëve të Italisë u realizua nga Sami Khedira. Të tre golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes.

Joao Felix u transferua nga Benfica tek Atletico Madrid në 3 korrik të këtij viti. Ai u ble nga klubi spanjoll me shifrën marramendëse 126 milionë euro.

Kujtojmë që Juventus eleminoi Atletico Madrid-in nga Champions League. Ndeshja e parë mes tyre përfundoi 2-0 në favor të spanjollëve, por në ndeshjen e kthimit të luajtur në Itali, bardhezinjtë fituan me rezultatin 3-0, ku të tre golat u shënuan nga Cristiano Ronaldo.