Mesa duket ndaj aplikacioneve që rrisin followers-at, janë tunduar edhe VIP-at me pasuri marramendëse.
IG Audit ka bërë një raport mbi profilet në Instagram të personazheve të njohur në të gjithë botën dhe rezultatet nuk janë aspak të pritshme.
Rezulton se një pjesë e mirë e atyre që i ndjekin janë profile falso dhe në këtë listë bëjnë pjesë personazhe që listohen në majë të popullaritetit të tyre.
Kështu, personazhet e famshëm me numrin më të lartë të ndjekësve falso:
Ellen DeGeneres 58%
Kourtney Kardashian 49%
BTS 48%
Ariana Grande 46%
Miley Cyrus 45%
Kim dhe Khloe Kardashian 44%
Kevin Hart 44%
Drake 38%