JOQ Albania
Home

Princesha Charlotte i nxjerr gjuhën kameras, reagimi i të ëmës të lë pa fjalë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10/08/2019 8:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton dhe bashkëshorti i saj, Princ William, morën pjesë në një garë lundrimi për bamirësi.

Bashkë me ta ishin edhe dy fëmijët e tyre më të mëdhenj.

Një moment, në përfundim të ndeshjes, teksa të gjithë po ngriheshin nga poltronat e tyre për t’u larguar, Kate i thotë të voglës Charlotte që të përshëndesë turmën dhe mediat.

Dihet që princesha 4 vjeçe nuk e ka marrdhënien shumë të mirë me fotografët.

Kur Dukesha Kate Middleton i tha t’i përshëndeste me dorë ata, Princesha i nxori gjuhën kamerave.

Kate buzëqesh nga sikleti dhe e shtyn të bijën të ecë përpara, për të shmangur këtë veprim jo dhe aq të bukur të së voglës.

Por, si të mos mjaftonte kjo, vetë dukesha e Kembrixhit postoi videon në Instagram, duke e kthyer këtë në situatë humori e jo sikleti.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/