JOQ Albania
Home

Zyrtare/ Kristi Vangjeli pjesë e ekipit të Tiranës
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09/08/2019 16:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrojtësi korçar Kristi Vangjeli është zyrtarizuar si futbollist i ekipit të Tiranës.

Pas një kohe tek Skënderbeu, futbollisti është kthyer në bardheblu teksa vjen si një përforcim për këtë skuadër.

Ai do t’i bashkohet ekipit ditët e fundit të muajit gusht.

Vangjeli ka qenë pjesë më parë edhe e disa skuadrave ballkanase. Ka luajtur edhe në Greqi (Aris), Ukrainë (Chornomorets), Rumani (Astra Giurgiu).

Mbrojtësi ka të regjistruar me kombëtaren shqiptare 35 ndeshje gjithsej.