JOQ Albania
Home

Lukaku u transferua te Interi, ja si reagon Mërgim Mavraj
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/08/2019 22:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Transferimi i Romelu Lukakut te Interi ka bërë bujë të madhe në gjitha mediat sportive.

Reagimet kanë qenë të shumta, por në sy bie edhe gjesti i kapitenit të kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj.

Ky i fundit  ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, teksa shfaqet me një shokun e tij të skuadrës te Greuther Furth, i cili çuditërisht ngjan nga pamja fizike me Lukakun.

Mavraj shkruan sipër fotos:

Urime Romelu Lukaku"

Ndërkaq, 33-vjeçari ka vendosur edhe vlerën e transferimit, të shoqëruar me një imoji që shpreh habi, duke e cilësuar këtë shifër si diçka të ekzagjeruar.