JOQ Albania
Home

“Tërboi” një Shqipëri të tërë, ja si duket “Zhadja” sot
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08/08/2019 12:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë e mbajnë mend serialin brazilian “Clone”, në të cilin aktorja kryesore rebelohej kundrejt zakoneve të vendit të vet dhe bie në dashuri me një turist.

Seriali mbajti të lidhur, pas ekranit një numër të madh njerëzish, ndërsa aktorja kryesore, Giovanna Antonelli arriti të bëjë për vete publikun.

Shqiptarët “lanë kokën” pas saj dhe me siguri e kujtojnë edhe sot e kësaj dite, pavarësisht se kanë kaluar shumë vite nga shfaqja e fundit në ekranet tona.

E bukura e serialit, të cilën e kishin lakmi shumë vajza dhe gra edhe në ditët e sotme pas 17 vjetëve nga momenti i realizimit të serialit, vazhdon të jetë e tillë.

Aktorja është 43 vjeçe, por nga imazhet që ka publikuar për ndjekësit e saj në instagram duket shumë më e re.

Me stilin dhe elegancën e saj, “Zhadja” duket mjaft bukur në fotografitë që ka hedhur në instagram për mbi 12 milionë ndjekës.

Giovanna Antonelli ka lindur në 18 mars të vitit 1976 në Rio de Janeiro, Brazil.

Ajo është aktore dhe producente e njohur.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/