Real Madridi është padyshim një nga ekipet më aktivë në këtë merkato vere, por duket se surprizat nuk kanë mbaruar ende në klubin spanjoll.
Trajneri Zidane ka edhe një dëshirë të fundit dhe drejtuesit po tentojnë t'ia plotësojnë kërkesën.
Ata po punojnë për të siguruar marrëveshjen e bujshme mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.
Marrëveshja duket shumë afër, pasi oferta që ka përgatitur gjiganti madrilen është e parefuzueshme.
Sipas spanjolles “Don Balon”, Real Madridi i ka ofruar mesfushorit francez një pagë prej 17 milionë eurosh në sezon për 5 vitet e ardhshme.
Tashmë duhet mbyllur marrëveshja edhe me United, por mesa duket, Pogba do jetë surpriza e fundit e Realit në merkato.