Kur duhen edhe pak orë nga mbyllja e merkatos në Premier League, Manchester United ka gati një goditje të bujshme.
Mediat britanike raportojnë se "djajtë' e kuq po bëjnë të pamundurën të mbyllin marrëveshjen me "yllin" e Tottenhamit, Christian Eriksen.
Mesfushori danez është në kulmin e karrierës dhe prej kohësh ka shprehur hapur dëshirën për një sfidë të re, duke shpresuar t’i bashkohet Real Madridit.
Megjithatë, interesimi nga Spanja ka qenë minimal, ndaj dhe Manchester United është hedhur fuqishëm në sulm.
Transferimi i Eriksen, mund të bëjë që Manchester United në orët e fundit të heqë dorë nga Pogba dhe ta bënte danezin një nga lojtarët më të paguar të ekipit.
Nga ana tjetër, Pogba, me ardhjen e Eriksen, mund të transferohet në Serie A te Juventusi apo ndoshta edhe te Real Madridi.