Kolonisë së shqiptarëve te skuadra e Lazios, mund t'iu largohet një futbollist.
Bëhet fjalë për Riza Durmishi, i cili është pranë largimit dhe destinacioni i ardhshëm mund të jetë Turqia
Sipas mediave italiane, Lacio është në bisedime me klubin turk të Beshiktashit, për transferimin mbrojtësit shqiptar, i cili që luan për kombëtaren e Danimarkës.
Durmishi u transferua një vit më parë në Seria A te Lazio nga Real Betis, sigurisht edhe falë Igli Tares, por duket se nuk i ka bindur drejtuesit me paraqitjet e tij.
Edhe vetë mbrojtësi i majtë ka dhënë gatishmërinë e tij për të kaluar në Turqi, dhe marrëveshja mund të mbyllet javën e ardhshme.