Edhe pse ka kaluar të 80-at, Silvio Berlusconi ka ende fuqi dhe ëndrra për të arritur suksese në botën e futbollit.
Pasi fitoi gjithçka të mundshme me Milanin dhe i bëri kuqezinjtë një nga ekipet më të lavdishme në planet, tashmë bossi italian ka marrë drejtimin e Monzës dhe synon ta ngjisë sa më lart.
Së fundmi, Monza, me Berlusconin president, është kualifikuar për në raudin tjetër të Kupës së Italisë pasi mundi 2-0 Alessandrian.
Tashmë ekipi i kuq, do gjejë në përballjen e radhës, Beneventon.
Një ironi fati, sepse në stolin e skuadrës verdhekuqe është ulur Filippo Inzaghi, njeriu që për shumë vite ka luajtur te Milani Berlusconit, madje duke fituar gjithçka.
Tani erdhi koha të përballen mes tyre, njëri si trajner e tjetri si President. Të shohim kush do fitojë...