JOQ Albania
Home

Iu vërsul kundërshtarit, futbollisti shqiptar dhe ekipi i tij e pësojnë keq
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/08/2019 18:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Episodi i pakëndshëm i ndodhur rreth një jave më parë  në sfidën kualifikuese të Ligës së Europës mes Universitatea Kraiova dhe Honved, nuk ka kaluar pa u ndëshkuar nga UEFA.

Protagonist ishte futbollisti i kombëtares shqiptare, Kamer Qaka i cili pas një përplasje në zonë, iu vërsul kundërshtarit duke e kapur për fyti.

Kaq mjaftoi që në sherr të përfshiheshin edhe tifozët të cilët hodhën sende të forta në fushën e lojës.

Ndeshja u ndërpre për rreth 30 minuta dhe situata ishte kaotike. Në fund, Kraiova, ekipi i Qakës u kualifikua më tej, por nuk ia kanë hedhur dot zemërimit të UEFA-s.

Pas këtyre episodeve UEFA ka vendosur që tre ndeshjet e ardhshme Universitatea Kraiova t’i luajë pa praninë e tifozëve, ndërsa duhet të paguajë edhe një gjobë financiare prej 60 mijë eurosh.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/