Dani Alvesh zgjodhi kampionatin brazilian për të vazhduar karrierën e tij dhe ai është zyrtarisht futbollist i ri i Sao Paolos.
Pasi mbylli kontratën e tij me PSG-në në kampionatin francez, mbrojtësi i djathtë ishte lojtar lirë dhe nuk ka pasur asnjë pengesë për të zgjedhur skuadrën ku ai dëshironte të vazhdonte karrierën.
Braziliani vendosi të kthehet në vendlindje, tek Sao Paolo, ku ndoshta dhe do e mbyllë përfundimisht me futbollin e luajtur.
Ardhja e tij ka entuziasmuar pa masë tifozët e skuadrës braziliane.
Gjatë mbërritjes së Dani Alvesh në aeroportin e Kongonhas, ata ishin mbledhur duke krijuar një atmosferë fantastike dhe për t'i uruar mirëseardhjen lojtarit të ri.