BILD i referohet JOQ/ Videoja bën jehonë në Gjermani. I vunë zjarrin azilit, dy të rinjtë shqiptarë në pranga

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.08.2019, 14:18

Videoja e mbërritur dje në redaksinë e JOQ Albania ku dukej një shqiptar i cili i vinte flakën qendrës së azilit në Bonn Bad Godesberg pasi iu refuzua kërkesa për azil dhe i kishte mbaruar afati i qëndrimit, ka bërë bujë të madhe në mediat gjermane.

Ka qenë vetë gazeta më e madhe europiane BILD, gazetarët e të cilës kanë kontaktuar me stafin e JOQ Albania për të kërkuar informacion në lidhje me videon e publikuar ekskluzivisht nga redaksia jonë.

Pasi një shqiptar dukej se i vinte flakën azilit, të hënën pasdite sirenat e policisë dhe zjarrfikëseve kanë nxituar për të shuar flakët.

Në video ai dëgjohet të thotë:

Me rob shpie aty ku ka shqiptar dije se gjithmonë ka me i dal flaka vendit. Nuk ka qenë budalla ai që e ka thënë këtë.”

Njëra prej dhomave ishte përfshirë nga flakët, ndërsa e gjithë ndërtesa u evakuua. 7 persona u plagosën lehtë dhe 150 të tjerë iu nënshtruan kontrolleve dhe më rezultuan pa probleme.

45 zjarrfikës vunë flakët e zjarrit nën kontroll.

Dhoma tashmë është shkatërruar plotësisht dhe është bërë e pabanueshme. Shumica e 251 azilantëve vijnë nga Ballkani Perëndimor, Magrebi, Rusia dhe Iraku. Ata mundën të ristrehoheshin në azil brenda së njëjtës ditë.

Pas disa orësh u bë e qartë se zjarri ishte ndezur qëllimisht. Policia bëri me dije se dy të rinj të moshave 19 dhe 24 vjeç, të cilët jetonin në dhomë, u vunë në pranga.

Burimi: BILD | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit