Valentina Sampaio është 22 vjeçe, braziliane dhe do të jetë engjëlli i parë transgjinor i Victoria's Secret.
Ndonëse Victoria’s Secret dhe kompania mëmë L Brands nuk kanë komentuar ende për vërtetësinë e këtij lajmi, postimet e modeles në Instagram, ku shkruan se është pjesë e setit fotografik të linjës PINK të Victoria’s Secret, të bëjnë të mendosh se Sampaio është modelja e parë transgjinore që pranohet.
Valentina ka lindur në Aquiraz, Ceará, një fshat peshkatarësh në Brazil.
Modelja ka qenë në kopertinën e Vogue dhe është imazh i L'Oréal.
Ajo lindi e seksit mashkull, por kur ishte tetë vjeç psikologët e përcaktuan si transgjinore.
Në moshën dhjetë vjeçare, mori emrin Valentina.
Pjesëmarrja e saj në fushatat e Victoria’s Secret është një hap përpara jo vetëm në karrierën e modeles, por edhe të kompanisë, që së fundmi është kritikuar ashpër në lidhje me mungesën e diversitetit.
Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet. KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/